Nga Fejzo Subashi
Nuk është turp, të paktën për mua, jo ti thuash faleminderit, por edhe ti heqësh kapelën dhe të ulesh në gjunjë, për punën dhe për atë që po bën, kryetari i Bashkisë Memaliaj Z. Albert Malaj.
E kam deklaruar publikisht, në lidhje me nocionin filozofik se: Nuk ka bërë vaki deri më sot që ti jenë lutur qytetarët, apo votuesit, një individi të bëhet ministër, kryeministër, deputet, apo kryetar bashkisë. Jo, janë individët me ego, dëshira, qoftë me qëllimin e mirë apo për keq kjo varet nga ata, për interesat e tyre apo të shoqërisë, që kërkojnë votën e qytetarëve për ti përfaqësuar si përfaqësues i tyre, apo për tu bërë administrator në qendrat e tyre, qofshin këto njësi administrativë apo bashki. Absolutisht që këtu nuk bën përjashtim edhe Kryetari Bashkisë Memaliaj z. Albert Malaj, që ndoqi këtë filozofi dhe praktikë për tu bërë Qytetar i parë i Bashkisë Memaliaj.
Unë nuk jam qytetar i Bashkisë Memaliaj, por kam një detyrim ndaj ati qyteti dhe qytetarëve të saj, pasi atje kam kaluar një pjesë të vogël të jetës sime. Më dhimbsej pa masë gjendja në Memaliaj dhe Bashkinë Memaliaj para se Albert Malaj të merrte administrimin e saj. Sot ndjehem krenar jo vetëm për punën që po bën kryetari, ku të jem i sinqertë nuk e njoh nga afër, por për atë që po del në dritë në këtë zonë me vlera historike, kulturore dhe turistike. Ku falë edhe investimit të Qeverisë për rrugën Berat Ballabanë, ku pa dyshim në Bashkinë Memaliaj kalon thuajse në pjesën më të madhe të territorit, i jep kësaj bashkie tjetër dimension, rëndësi dhe vlera, të cilat i meriton kjo zonë. Ajo zonë ka vera historike shekullore, që fillon me kontributin e rolin e Tafil Buzit, me rolin dhe kontributin në të gjitha luftërat për liri dhe pavarësi e sidomos ajo Nacional –Çlirimtare e cila mori bijtë më të mirë të saj. E mbi të gjitha dëmi, roli, kontributi, dhe pasojat që pati kjo zonë nga lufta Italo -Greke. Absolutisht ajo zonë është një vlerë e shtuar e historisë post komuniste, jo vetëm e qytetit Memaliaj, pasi kjo zonë ishte jo vetëm produktivitet kryesor i sferës prodhues në socializëm, por edhe frika më e madhe e pushteti. Ata nuk kishin frik, nuk trembeshin fare se hynin deri në mijëra metra thellë në nën tok dhe jo të pajtoheshin me qëndrime, sjellje apo më e keqa me vendim marrje që kishin të bënin me interesat e Vendit dhe Kombit. Jo se ata thjesht nuk kishin se çfarë të humbitnin, si proletar, por se donin dhe respektonin lirinë dhe të drejtat që u takonin, ndaj kanë qenë të parët në çdo luftë që ka të bëj për liron e tyre dhe të vendit. Por kjo zonë është sa historike dhe turistike dhe mikpritëse. Ata pa bukë mund të jenë, por kurrë nuk e nxjerrin nga shpija mikun pa u kënaqur dhe pa e vlerësim maksimal. Ajo zonë ka pasur e ka bij/bija të shkëlqyer në çdo fushë të jetës deri në akademik të shkëlqyer dhe deri në ndër i Kombit. Ajo shquhet për njerëz të ndershëm, punëtor, intelektual, administrator të shkëlqyer, ku mund të përmendim me dhjetëra bij e bija që ka nxjerr kjo zonë të cilët kana arritur deri në sferat e larta të drejtimit si ministra, prefekt etj. Në këtë zonë jo vetëm çdo fshat ka histori, por dhe vlera në gjithçka që përshkruaja më lart. Sot vlerë e shtuar është qenësia e z. Albert Malaj si qytetar i par i saj. Si administrator nga më të mirët. Ai nuk e mendon, aq më pak ta shikoj postin e Kreut të Bashkisë Memaliaj, si ofiq, por si vlerë, si detyrim dhe përkushtim ndaj vlerave dhe historisë e sidomos ndaj nevojës së kësaj zone dhe bashkie. Ai nuk po bredh zyrave, as po shet mend, aq më keq të bëhet pjesë e pazareve, por ai po bën thjeshtë detyrën, atë që i ka vene vetes si objektiv dhe qëllim. Ai e di shumë mirë se është shërbëtor, jo prijës i tyre. Unë nuk e di se i kujt formacioni apo force politike i përket, por një gjë e di mirë që ai është një model për pushtetin vendor, pse jo dhe për qeverinë Rama. Un nuk e di sesi sillen përfaqësuesit dhe të zgjedhurit me atë në atë bashki, por një gjë e di mirë dhe jua kërkoja me forcë atyre. Ti thoshin faleminderit dhe Bravo. Ai me punën dhe rezultatet nuk u bënë sfidë as njërit, aq më pak atyre, por nder të gjithëve, kushdo qofshin dhe të kujtdo qofshin. Bashkia Memaliaj ka pasur dhe do ketë shumë emra si qytetar të parë, po vështirë të arrijnë Albert Malaj-n. Puna, kontributi dhe ajo që po bën ai në këtë bashki, natyrisht që është detyrim, por është edhe vlerë, edhe shembull edhe një mundësi për të gjithë. Mbi të gjitha është një bindje për secilin qytetar dhe sidomos për në njerëzit e medias, që më shpesh dhe kollaj, kërkojmë dhe linçojmë ndonjë shkelje apo gabim qoftë dhe njerëzor, dhe rrimë shumë menefrego, për ata të zgjedhur dhe të përkushtuar që i japin me punën e tyre dimensionin që meriton Bashkia dhe qytetari. Nuk e di unë më mirë sesa banorët e asaj zonë, por me shumë kuraje e them se: në atë zonë është rritur çdo gjë edhe vlera historike, dhe resurset turistike, por mbi të gjitha mundësia dhe qasja për banorët dhe qytetarët e asaj bashkie, ku thuajse kishin humbur çdo shpresë.
Unë nuk e di sesi e shikon kryeministri i vendit, as nuk kam ndonjë informacion sesi i ka marrëdhëniet dhe çfarë mbështetje i jep këtij kryetari, por duke besuar në vlerat dhe kulturën e tij qytetare dhe menaxheriale, sidomos si kryetar bashkie, do i thosha: zotit Rama jo vetëm ta merrte si model, por dhe ti jepte mbështetjen që meriton, pasi ai ka nevojë po ashtu si kishte nevojë zoti Rama, kur u vu në krye të bashkisë Tiranë.
Nuk është se nuk di, por as nuk kam shumë të dhëna apo informacion nga vjen dhe çfarë ka bërë Z. Albert para se të bëhej kreu i bashkisë Memaliaj, por unë i mëshoj dhe dua ta linçoj me forcë të madhe këtë që po bën . Nëse e bëjmë mirë këtë i kemi thënë dhe i kemi bërë të gjitha mirë dhe më mirë. Nuk i bëjmë nder zotit Albert, as familjes së tij, aq më pak ti shtojmë apo të kontribuojmë në pasurimin e kuletës së tij, por i bëjmë nder qytetarëve të kësaj bashkie, zonës atje dhe vlerësojmë njeriun e punës dhe të përkushtuar, për të cilët kemi shumë nevojë. Sot nuk ka ndryshuar vetëm Memaliaj, por çdo fshat dhe zonë e kësaj Bashkie. Në vitin 1996 udhëtoja për në Përmet me një mikun tim më peshe shoqërore, financiare dhe politike në Itali. Kur kaluam në Memaliaj pa me mijëra saçe satelitorë, thuajse çdo shtëpi. Ai më tha- ky qenka qyteti me i pasur e me banoret më të pasur në botë. Në Itali, as edhe Milanua nuk ka kaq-. Heshta nuk i fola fare, pasi vetëm unë e dija sesa i varfër ishte Memaliaj dhe sesa do vazhdonte varfëria e tij. Atëherë kishte filluar jo vetëm varfëria por dhe paraliza e këtij qyteti, e cila vazhdoj jo pak por plot njëzet e kusur vite. Duhet të merrte iniciativën një Albert Malaj dhe ti vendoste shpatullat kësaj zone të mjerë të humbur, të braktisur që të paktën ti kthente shpresën buzëqeshjen dhe ti jepte vlerat rendësin, atë që meriton qytetari dhe gjithë kjo zonë. Tani do e ftoj mikun nga Italia, për ti thënë jo vetëm përgjigjen, por edhe të vërtetën dhe atë që meriton kjo zonë dhe këta njerëz. Ndaj nuk e kam jo për turp, por e kam për ndër ti them,: Faleminderit, bile edhe ti ulem në gjunjë e ti them Bravo Albert Malaj.




