Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj së diele në aksin rrugor “Levan–Vlorë”, në afërsi të fshatit Panaja.
Aksidenti ka përfshirë disa automjete, duke shkaktuar radhë të gjata dhe një qarkullim të vështirësuar në këtë aks.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer veprimet hetimore mbi shkaqet e aksidentit.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar.




