FOTO/ Aksident, përplasen 2 makina, njëra përfundon në kanal, 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj së shtune në aksin rrugor ”Elbasan-Cërrik”.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Jagodinës.

Në këtë ngjarje janë përfshirë dy automjetet ndërsa njëra prejt tyre ka përfunduar në një kanal.

Përplasja ka qenë e fortë dhe njëri mjet ka rënë në kanalin me ujë që ndodhet anash rrugës ku ndodhi ngjarja.

Nga aksidenti janë plagosur dy persona. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia ka nisur hetimet dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article