Vendi ynë ditën e sotme do të përballet me valën e re të të nxehtit afrikan me temperatura që në shumë zona do të kalojnë 38°C.
Gjatë gjithë ditës, moti do të mbetet i kthjellët ndërsa priten kushte për temperatura maksimale deri në 40°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Në Tiranë, termometri do të shënojë mbi 37°C që në orët e mesditës, ndërsa gjatë pasdites vlerat do të ngjiten pranë 39°C.
Në zonat malore priten temperatura më të buta, por gjithsesi mbi mesataren sezonale.
MeteoAlb paralajmëron qytetarët të shmangin ekspozimin e gjatë në diell nga ora 11:00 deri në 17:00 dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin.
Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.




