Humbja e jetës së 64-vjeçarit në minierë, arrestohen 5 teknikë, ja arsyeja…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një minatori ndodhi ditën e djeshme në një subjekt minerar në Bulqizë, ku viktima, F.V., 64 vjeç, humbi jetën si pasojë e shembjes së një masivi mineral në galeri, gjatë kohës që po punonte si armator.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 dhe zuri poshtë punëtorin, duke i marrë jetën në vend.

Viktima, ndonëse në një moshë të konsiderueshme, detyrohej të vazhdonte punën në kushte të vështira për shkak të pamundësive ekonomike.

Pas ngjarjes, Policia e Bulqizës ka ndërmarrë hetime intensive për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore në këtë rast.

Si rezultat, janë ndaluar pesë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar: Nj. P. (46), B. Ç. (68), F. T. (61), E. K. (35) dhe E. Xh. (51).

Sipas hetimeve të deritanishme, këta persona dyshohet se nuk kishin marrë masat e nevojshme për sigurimin teknik të galerisë, çka çoi në aksidentin fatal.

Policia dhe Prokuroria e Dibrës kanë referuar materialet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

Share This Article