Gjirokastriti Arian Bellai nuk është më trajner i Bylisit.

Ka qenë vetë klubi ballshiot, që nëpërmjet një komunikate, bën të ditur, mbylljen e bashkëpunimit me 51-vjeçarin gjirokastrit.

Shkak për këtë, janë bërë rezultatet aspak pozitive, që Bylisi ka regjistruar në javët e fundit të kampionatit.

KOMUNIKATA E KLUBIT:

Klubi ballshiot dhe trajneri Arian Bellai, nisur edhe nga ecuria jo e mirë e ekipit javët e fundit dhe mospasja e rezultateve pozitive, në ndeshjet në shtëpi dhe transfertë, kanë gjetur mirëkuptimin për ta mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin.

FK Bylis dhe presidenti Besnik Kapllanaj i shprehin mirënjohje trajnerit Arian Bellai për bashkëpunimin, duke i uruar njëkohësisht edhe suksese në vijimin e karrierës së tij.