Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, afër magazinave me lëndë plasëse, zjarrfikësit në terren

Jugulajm.net
1 Min Read

Një vatër zjarri është konstatuar këtë të mërkurë në pyllin pranë uzinës së Poliçanit.

Zjarri është përhapur pranë zonës C në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset,  ushtria si dhe një helikopter i Bazës së Kuçovës.

Kryetari i bashkusë Adriatik Zotka ndodhet në vendngjarje  i cili ka bërë thirrje për ndihmë, pasi shpërthimi i magazinave do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është 200 m larg.

Share This Article