Zhduket 27-vjeçari, vëllai bën kallëzim në polici

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 27-vjeçar është raportuar nga i vëllai i tij se është larguar pa lënë gjurmë.

Bëhet me dije se 27-vjeçari me inicialet A. Z., është larguar nga një hotel në Dhërmi më 2 gusht dhe nuk e ka kontaktuar më me vëllain e tij.

“Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

Share This Article