Pas heqjes së tendave dhe pastrimit të trotuareve nga ndërtimet të cilat kishin bllokuar hapësirat publike në Tiranë dhe vend, kryeministri Edi Rama nis paralajmërimet për lavazhet.
Përmes një video-je në rrjetet sociale Rama iu bën thirrje t’i largojnë nga lagjet ku bllokojnë rrugët duke larë makinat nëpër trotuare.
“Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor.”
Nisma vjen si pjesë e fushatës për lirimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e mjedisit urban.




