LAJM I FUNDIT/ Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, Gjykata e Gjirokastrës jep masën e ndalimit për shoferin ukrainas

Jugulajm.net
1 Min Read

Arrest ne burg ka qene vendimi i sapo marre nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Gjirokaster, ne ngarkim te, Vadym Tryfonony, shtetasit ukrainas i cili dy dite me pare teksa ishte duke udhetuar me xhipin e tij “Mercedez Benz”, u perplas me nje xhip “Range Rover” ne kthesen e Luftinjes ne aksin nacional “Memaliaj-Mallakaster”, duke shkaktuar vdekjen e nje femije 7-vjeçar.

Femija ndodhej ne bordin e “Range Rover”, qe drejtohej nga i jati i tij, Blerim Dulaj.

Prokurorja e çeshtjes, Aulona Haxhiraj, ka dhene detajet nga aksidenti, bazuar nga ekspertimi i grupit hetimor ku ben fajtor shtetasin ukrainas, i cili ka konsumuar vepren penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekje.

Pas kesaj gjykatesja, Entela Selmanaj, ka dhene masen e ndalimit “Burg pa Afat”.

Seanca gjyqesore eshte zhvilluar ne Pavionin e Kirurgjise ne Sppitalin Rajonal te Gjirokastres, nga ku ndodhet i shruar me fraktura te shumta ne gjymtyre turisti i arrestuar ukrainas, i cili kishte ardhur ne Shqiperi per pushime, pasi kishte prenotuar dhome per 7 dite ne Ksamil.

Share This Article