Prangoset 33-vjeçari, ndezi zjarrin në malin e Shashicës për pastrimin e barërave, por…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka arrestuar një person me akuzën e zjarrvënies në malin e Shashicës. Në pranga u vu një 33 vjeçar, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin E. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë.

33-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për pastrimin e barërave, në një sipërfaqe toke kullotë në pronësi të tij, në vendin e quajtur “Gryka e Zguros”, në malin e Shashicës, ku si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme, me shkurre dhe bimësi të dendur. Zjarri është përhapur edhe në drejtim të territorit të fshatrave Kaninë dhe Sherishtë.

 

Share This Article