Zjarre ne kuroren e gjelber te fshatit Zhulat, Bashkia Gjirokaster. Si pasoje e terrenit te veshtire forcat zjarrfikese te Gjirokastres e kane te veshtire te nderhyjne.
Zjarrfikesit e shikojne te domosdoshme ndërhyrjen nga ajri.
Zjarri ka nisur rne oren 4:00 nga fshati Zhulat dhe ne kete aksion po angazhohen 14 zjarrfikës, 20 ushtare te FA, 7 forca nga ARSH, 30 punonjës nga Bashkia Gjirokaster.
Te gjithe efektivet ne terren po hasin vështirësi, pasi për të mbërritur në vatrën e zjarrit duhen rreth 4–5 orë ecje me këmbë, kjo për shkak të terrenit të thyer.
Ndërhyrja nga ajri shikohet e domosdoshme për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes se zjarrit në pyllin me bredha.




