Aksident, makina përplaset me bordurën anësore, humb jetën 9-vjeçari, plagoset 20-vjeçari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur, ku si pasojë ka humbur jetën një pasagjer i mitur, 9-vjeçardhe u plagos një pasagjer 20-vjeçar.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 36-vjeçarin M.K. nga Librazhdi, pasi dyshohet se ai po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimi ne policisë.

Share This Article