Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira, të cilat gradualisht do t’ja lënë vendin kthjellimeve, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshjet e shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe në qendër të vendit.

Hera-herës reshjet e shiut pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mesditës, reshjet lokale të shiut me intensitet të ulët do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushatarak, valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 29°C;

në zonat e ulëta 16 deri 33°C;

në zonat bregdetare 16 deri 30°C.