Aksident, “Benz-i” përplaset me “Audi-n”, plagosen 2 shoferët dhe 1 pasagjer

Jugulajm.net
1 Min Read

Tre të rinj kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor në “Tapizë-Fushë Krujë”.

Policia bëri me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Mercedes” dhe një “Audi”. 

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç. 

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e shkaqeve që mund të kenë çuar në këtë përplasje.

Share This Article