Procedohet 26-vjeçari nga Luzati, goditi me grusht 27-vjeçarin

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 26 vjeç, banues në fshatin Luzat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 27-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article