FOTO/ Makina del nga rruga dhe bie në greminë, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në Kurbnesh të Mirditës. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me të cilin udhëtonin tre persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej personave që ndodheshin në automjet.

Dy të tjerët kanë mbetur të plagosur dhe janë nxjerrë nga mjeti, për t’u transportuar më pas drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Share This Article