Sherr të miturish, procedohet 16-vjeçari nga Libohova godet me grusht 13-vjeçarin

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, banues në Libohovë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe send të fortë, një 13-vjeçar, banues në Libohovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article