EMRAT/ Ndryshime në Polici, nga Drejtori i për Kufirin dhe Migracionin, te Shefja në sektorin e Trafiqeve…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Shtetit ka ndërmarrë së fundmi disa ndryshime në struktura drejtuese, me qëllim forcimin e kapaciteteve operacionale dhe rritjen e efikasitetit në luftën kundër paligjshmërisë dhe krimit të organizuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se drejtuesi Edvin Ndreu është emëruar në postin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në qarkun e Tiranës, një pozicion ky i cili më herët është mbajtur nga Saimir Boshnjaku.

Ndërkohë, Silvana Alimadhi është transferuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit (DPPSh), ku është emëruar në detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, një sektor me rëndësi të veçantë në luftën kundër krimeve të rënda dhe trafikut të qenieve njerëzore.

Këto lëvizje vijnë në kuadër të ristrukturimeve të brendshme për të rritur performancën në nivelet drejtuese të Policisë së Shtetit.

Share This Article