LAJM I FUNDIT/ 29-vjeçari gjendet i pajetë brenda në makinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje tej mase e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij.

Mësohet se viktima është shtetasi E.D., rreth 29 vjeç, i cili është konstatuar i pajetë nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte.

Sipas burimeve paraprake, nga këqyrja e jashtme nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e vdekjes.

Share This Article