Gjirokastra ka festuar 20 vjetorin e perfshirjes ne listen e trashegimise boterore UNESCO-s.
Ekspozita fotografike qe percolli imazhe deri shekuj me pare, kostumet e zonave te ndryshme etnografike si dhe iso-polifonia e cila po percillet edhe tek brezi i ri, i dhane nje tjeter pamje zones historike te Gjirokastres, qe vizitohet nga mjaft turiste vendas e te huaj, ku dhe vete keta te fundit u bene pjese e kesaj feste, duke njohur edhe kete trashegimi kulturore dhe artistike qe ofron Gjirokastra.
Kryetari Bashkise, Flamur Golemi, tha se kjo eshte nje dite sa e vecante jo vetem per statusin e fituar 20 vite me pare, por me e rendesishmja si nje pergjegjesi per mbrojtur kete arkitekture unikale punuar mjeshterisht nga duarartët gjirokastritë.
Pjese e ketij eventi ishte dhe interpretimi i trupes se baletit “Cantanta” ne skenen e festivalit ne keshjellen “Argjiro” , qe erdhi nen kujdesin e ambasadorit italian ne vendin tone, Marco Alberti, si dhe bashkepunimit me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Ministrine e Kultures.



