Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, ku një 32-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në “Rrugën e Arbërit” dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A.V 26-vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.




