Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, shtetasi S. R., 46 vjeç, banues në Tepelenë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin francez, J. N., 20 vjeç.
Nga aksidenti u dëmtuan lehtë 20-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ai.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




