Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 48 vjeç, banues në fshatin Bulo, shtetas me probleme të shëndetit mendor, pasi zjarri që dyshohet se ka ndezur te një grumbull mbetjesh, ka djegur disa pemë frutore në pronësi të një shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




