Procedohen 2 shtetas në Këlcyrë, kryen punime ndërtimi pa leje

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. M., pasi në pronën e tij janë konstatuar punime ndërtimi të kryera pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi konstatuan se shtetasi B. Xh., po kryente punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article