Itali, gjendet trupi i pajetë i 25-vjeçarit shqiptar, shkoi për të grabitur banesën dhe u qëllua me armë nga pronari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pas disa ditësh kërkimesh në Foria di Centola të Italisë, pasi u qëllua me armë zjarri nga pronari i banesës, që kishte shkuar për të vjedhur i shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Referuar mediave italiane, shqiptari u qëllua me armë zjarri nga pronari i shtëpisë, i cili kapi në flagrancë hajdutët.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimin për pronarin e banesës për përdorimin e armës.

I plagosur ka mbetur dhe një tjetër person i përfshirë në grabitje, i cili tashmë është shtruar në një spital në Napoli duke marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë në kërkim është shpallur anëtari i 3-të i kësaj bande ndërsa kërkimet vijojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë grabitjes mësohet se është marrë edhe një armë zjarri, që ishte në pronësi të ligjshme të banorit.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Share This Article