E ftuar në një emision televiziv ditën e djeshme, deputetja socialiste Blerina Gjylameti deklaroi se në Jug nuk është shumë shtrenjtë.
Ajo u shpreh se shezloni 20 mijë lekë nuk i duket shtrenjtë. “20 mijë lekë të vjetra, shezlongët në Dhërmi nuk mendoj se është shumë e shtrenjtë”,-tha deputetja e PS.
Për standardet e Gjylametit mbase 20 mijë lekë të vjetra nuk janë shumë, por për një shqiptar me rrogë mujore 300 mijë lekë të vjetra i thonë dy ditë punë.
Ndër të tjera shtoi se shërbimi në Jug këtë sezon ishte ndryshe dhe më kualitativ.
“Unë gjithmonë jam ankuar për shërbimin në Shqipëri, por kësaj radhe ishte ndryshe”,-u shpreh ajo.