Tepelenë, moti i keq, probleme në rrugën Bënçë-Lekdush

Jugulajm.net
0 Min Read

Reshjet e shumta tê shiut në orët e fundit kanë sjellë probleme në rrugën Bënçë-Lekdush në Tepelenë.

Kështu nga terreni raportohet se aksi në fjalë është bllokuar për disa orë, për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Ndërkaq, kanë reaguar Emergjencat Civile, të cilat kanë zbarkuar në terren duke ndërhyrë në zonë.

Share This Article