Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tiranë, ku një makinë e marketit ‘Pronatyra’ ka përplasur 3 fëmijë që lëviznin me monopatina.
Ngjarja ka ndodhur rreth në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Si pasojë e aksidentit, të miturit kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spital, ndërsa bëhet me dije se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.




