Vihet ne pranga ish-kreu i Kadastres se Gjirokastres, Florjan Taçi.
Ka qene nje operacion i perbashket i mirekoordinuar mes Policise se Tiranes, asaj te Gjirokastres, Prokurorise dhe Gjykates se Faktit Gjirokaster, qe kane finalizuar aksionin per arrestimin e Taçit dhe ish bashkepunetorit te tij ne Kadastren e Gjirokastres, Alban Memishaj.
Akuza qe rendon ndaj Taçit eshte per mashtrim, falsifikim dokumentash ne bashkepunim.
Qysh dje ne darke policia ka ushtruar kontroll ne zyren e tij avokatore ne Gjirokaster, ku ka sekuestruar dokumente te shumta, qe i shfrytezonte Taçi te cilat kishin te benin me te gjithe databazen e Kadastres se Gjirokastres, çka eshte shkelje e paprecedente.
Njekohesisht Taçi kishte akses ne kete databaze online.