Arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Austri, goditi me thikë partnerin e ish-të dashurës

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kapfenbergut në Austri, ku një 27-vjeçar shqiptar ka përfunduar në pranga pasi goditi me thikë disa herë partnerin aktual të ish-të dashurës së tij.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur në apartamentin e të riut shqiptar, ku mes tij dhe viktimës ka shpërthyer një konflikt i ashpër verbal që degjeneroi në dhunë fizike.

Gjatë debatit, shqiptari ka marrë një thikë dhe ka sulmuar rivalin e tij, duke e goditur disa herë në zonën e gjoksit. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ku autori pranoi menjëherë krimin e kryer.

Viktima është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse ka pësuar plagë të rënda.

Autori i sulmit është arrestuar nga policia dhe ndaj tij rëndon akuza për plagosje të rëndë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur tërësisht rrethanat e incidentit, ndërsa ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në komunitetin lokal.

Share This Article