Personi që shihni në foto, është i riu Hysen Lato, 20-vjeç, nga fshati Gjonomadh i Korçës, i cili kishte humbur kontaktet prej 6 ditësh me familjarët e tij, ku fatkeqësisht është gjetur pa shenja jete.
Sipas informaconeve, 20-vjeçari Hysen Lato, mësohet se është gjetur i varrur nga banorët e fshatit.
I riu, 6 ditë më parë, rreth orës 15:00 të pasdites, ishte larguar nga banesa, ku nuk kishte marrë as telefonin dhe as lekë me vete.
Familjarët bënë denoncimin si në Polici, po ashtu edhe në media për gjetjen e të riut, por fatkeqësisht, sot e gjetën të pajetë.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shtyrë riun të ndërmarrë këtë akt ekstrem.




