Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orëve të para të ditës së sotme gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim në Lozhan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë përpjekjes për arrestim, personi i dyshuar ka qëlluar me armë zjarri ndaj forcave të policisë.
Si pasojë, dyshohet se një efektiv ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime.
Autoritetet bëjnë me dije se edhe autori i ngjarjes ka mbetur i plagosur.
Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje, ndërsa hetimet për rrethanat e sakta të ngjarjes dhe identitetet e të përfshirëve vazhdojnë.




