Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte.
Siç raportohet paraprakisht një sherr mes fqinjëve është bërë shkak për plagosjen e një çifti bashkëshortësh në qytetin e Kavajës.
Burrë e grua mësohet se janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Momentalisht rrethanat e ngjarjes nuk janë të qarta. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe pritet që më shumë detaje të kemi në vijim.




