78-vjeçarja humb jetën pas injeksionit në ambulancën e lagjes, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, ku një grua ka humbur jetën pak pasi kishte bërë një injeksion në ambulancën e lagjes në Lushnje.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku shkruhet se e moshuara dyshohet se pësoi një reaksion pas injeksionit që kreu.

Mbetet e panjohur se çfarë e ka shkaktuar reaksionin dhe priten rezultatet përfundimtare të ekspertimit mjeko-ligjor, nëse shkaku i vdekjes së saj është injeksioni dhe mjekimi i gabuar, apo faktorë të tjerë.

“78-vjeçarja është dërguar në spitalin e Lushnjës, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën. Po punohet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article