Procedohet 44-vjeçari nga Valareja, ishte në timon dhe u përplas me 1 makinë tjetër, plagosen 2 persona

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Gjirokastrës ka referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. L., 44 vjeç, banues në fshatin Valare, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Gjirokastër-Valare”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet tjetër. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article