Simulimi i nje rasti zjarri ne shkolle, ka qene ne qender te nje demonstrimi nga Emergjencat Civile ne bashkepunim edhe me forcat zjarrfikese apo Policine e Shtetit ne Gjirokaster. Ministri i mbrojtjes Piro Vengu, i pranishem ne kete ministervitje ka theksuar rendesine e saj ne nje qytet si Gjirokastra qe vitet e fundit ka patur jo pak problematika me zjarret.
Gjirokastra pervec turizmit natyror apo historik duhet te sjelle nje turizem te sigurt dhe per kete bashkepunimi me emergjencat civile eshte mjaft i rendesishem, ka thënë zoti Vëngu.
Ministri Vengu ka dhene pergjigje edhe per vendimin e qeverise per te rikthyer nen arme oficeret rezerviste.
Në aktivitetin e sotëm kanë asistuar përveç ministrit Piro Vëngu dhe shefi i Emergjencave Civile Haki Çako, prefekti i Qarkut Gjirokastër Odise Kote, si dhe autoritetet më të larta vendore.



