Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar dënim të përjetshëm për 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe mbetjen në tentativë të një tjetër personi.
Ngjarja daton dy vite më parë në në komunën e Torremaggiores ku Malaj qëlloi për vdekje me thikë të Massimo De Santis, i cili mendohet të ketë qenë i dashuri i bashkëshortes së tij dhe vrasjen e vajzës së tij Jessica, vetëm 16 vjeçe, e cila ndërhyri në sulm për të mbrojtur nënën e saj. Bashkëshortja e të akuzuarit mbeti e palgosur rëndë nga ky sulm.
Gjatë fjalës përfundimtare të prokurorisë, e cila zgjati pak më shumë se dy orë, prokurorët analizuan në detaje motivet dhe qëllimin e vrasjes, duke përjashtuar çdo element që mund të dobësonte ose shmangte përgjegjësinë e të pandehurit.
Ndër provat kryesore janë videot e skenës të shfaqura në sallën e gjyqit në fillim të gjyqit – në të cilat Malaj merr përsipër dhe pretendon përgjegjësinë për veprimin ndëshkues: “Shikoni atje, unë vrava, e bëra vetëm”, dëgjohet burri të thotë në pamjet filmike.
Episodi përfaqëson një nga ngjarjet më të përgjakshme të regjistruara në Capitanata në dy vitet e fundit, ndërsa vendimi pritet të merret nga gjykata ditët në vijim.




