Klubi i Milanit ka njoftuar rikthimin si trajner, duke firmosur me të një kontratë trevjeçare, te famshmin Masimiliano Alegri.
Ky emër shënon nënshkrimin e parë në periudhën e re të drejtimit sportiv nga Igli Tare, i cili ka nisur punën me klubin pak ditë më parë dhe ka zhvilluar takime me trajnerë dhe futbollist.
Alegrit i është caktuar një pagë prej 5 milionë euro në sezon. Ai rikthehet në stolin e Milanit pas 11 vitesh, pasi ka drejtuar më parë skuadrën gjatë viteve 2010-2014, periudhë në të cilën fitoi titullin e Serisë A dhe Superkupën e Italisë.
Ky rikthim vjen në një moment kyç për Milanin, i cili synon të forcojë pozicionin e tij në kampionat dhe në arenën ndërkombëtare nën drejtimin e Alegrit.