Humb jetën një minator në minierën e fshatit Katjel të Prrenjasit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme (26 maj), teksa Policia e Elbasanit njoftoi se grupi hetimor dhe forcat kanë shkuar në zonë për të kryer veprimet e duhura.
Viktima është identifikuar si Syrja Bego, rreth 58 vjeç.
Nga të dhënat paraprake mësohet se minatori ka vdekur sapo ka marrë turnin.
Atë e ka zënë një gur minerali poshtë vetes, duke i shkaktuar edhe vdekjen.




