Protesta, u plagos në sy, Erjon Vishkulli kalon me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në Itali

Jugulajm.net
1 Min Read

Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, me synimin për të shpëtuar syrin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi gjithashtu se qeveria ka miratuar mbështetjen financiare për të riun.

Përmes një reagimi, Rama bëri të ditur se ndërhyrja u krye nga profesori Stanislao Rizzo.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për mjekun, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe humanizmin që, sipas tij, bëhen veçanërisht të rëndësishëm në situata të tilla.

“Erjon Vishkulli, e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën ‘Gemelli’ në Romë, e cila e ka shpëtuar organin e syrit të djalit”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë konfirmoi se mbështetja financiare për Erjonin është miratuar, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi vlerën e saj.

Share This Article