Humb jetën 52-vjeçari, i ra bolieri në kokë

Jugulajm.net
0 Min Read

Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht këtë mesditë në kryeqytet.

Mësohet se i ndjeri me iniciale B.H ishte duke punuar në banesën e një tjetër personi për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit.

Gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Share This Article