Hetimi për bazat detare/ Meçollari: SPAK-u nuk e shpëton dot Olta Xhaçkën

Jugulajm.net
4 Min Read

Ish-zv. komandati i Forcës Detare, Artur Meçollari, duke folur mbi hetimin dosjeve për bazat detare në vend, tha se ka dyshime të arsyeshme që SPAK-u është i ndikuar nga deklaratat e kryeministrit në lidhje me çështjen.

Megjithatë, ai vë në dukje se SPAK-u vetëm mund të shtyjë afatet proceduriale, por nuk e mbyll dot çështjen ku dyshohet të jetë e implikuar ish-ministrja Olta Xhaçka.

Hetimi ka kaluar 4 vjet. Në 4 përgjigjet e fundit që më kanë ardhur, duke përfshirë të fundit, bëhet fjalë që vazhdon hetimi paraprak. Jemi në fazën e parë të hetimit. Kanë kaluar 4 vjet. Në përgjigjen e fundit SPAK-u më ka vonuar 2 muaj e gjysmë kthimin e përgjigjes, dhe thotë që po bëjmë hetime shtesë.

Baza e Sarandës ka 2 vjet në sekuestro preventive dhe janë dokumentuar të gjitha provat, dhe provat janë të dorëzuara nga SPAK në gjykatë, dhe gjykata ka provuar që është cenuar siguria kombëtare, marrëdhëniet me NATO-s, dhe operacionaliteti.

Unë i bëra edhe një pyetje nëse ka tejkalim të afateve të hetimit, kësaj pyetje SPAK-u s’i ka kthyer përgjigje. Është e qartë që kanë kaluar afatet procedurale, 4 vjet një hetim, që s’është aq i vështirë sa hetimet e tjera. S’e kuptoj cila është arsye pse SPAK-u e mban çështjen ne hetim paraprak?!

Kur është marrë masa e sigurisë për bazën e Sarandës, gjykata e ka pranuar, që në lidhje me dy kontratat, në një rast është cenuar dekreti i Presidentit, për planin e vendosjes dhe përhapjen e FA, për kontratën me Marina Bay Saranda. Për Marina Limion është shkelur ligji për koncesionet.

SPAK-u duhet të jetë më i përgjegjshëm për një çështje me interes publik. A kanë lidhje vonesat e SPAK-ut me afatet procedurale me deklaratat e kryeministrit, kjo është një pyetje që SPAK-u duhet t’i japë përgjigje.

Rasti konkret të ngre dyshime të arsyeshme që SPAK-u është i ndikuar nga deklaratat e kryeministrit në lidhje me çështjen. SPAK-u s’ka çfarë i bën! Vetëm një gjë mund të bëjë, të shtyjë afatet proceduriale, s’e mbyll dot çështjen. Ose do merren masa sigurie, ose çështja do shkojë direkt në gjykatë.

Provat në dosje janë të plota. SPAK-u s’ka çfarë u bën dot provave, dhe s’e mbyll dot çështjen. Unë dyshoj që edhe nëse SPAK-u bën kërkesë për masa sigurie në Parlament, Parlamenti me një fuqi kaq të madhe s’besoj se do ta miratojë. Por s’është masa e sigurisë që e ezauron. Në fund do ta zgjidhë çështjen gjykata. 

Kemi disa vepra penale nga shpërdorim detyre, korrupsion, falsifikim dokumentacioni. SPAK-u është në provë, a ka influencë politike apo jo.  E gjithë qeveria është e përfshirë në historinë e pronave detare, por në këtë histori s’duhet të përfshihet SPAK-u. Të mbajë qëndrim të qartë, a është i influencuar apo jo nga politika”, tha ai në “MCN”.

Share This Article