Aksident, makina i pret rrugën motorit, plagoset rëndë drejtuesi

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë.

Mësohet se një mjet i ka prerë rrugën një motori dhe për pasojë drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i lënduar.

I lënduari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po zbardhin rrethanat e aksidentit.

Share This Article