Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. H., 43 vjeç, banues në fshatin Izvor, pasi dyshohet se ka kanosur një 67-vjeçar, nëpërmjet mesazheve në celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.