Deklarata e fortë e OSBE: Pa zgjedhje të lira nuk ka BE, dilni dhe votoni masivisht

Jugulajm.net
1 Min Read

Ambasadori Michel Tarran deklaroi sot se pjesëmarrja në zgjedhje nuk duhet parë vetëm si një e drejtë, por si një detyrim qytetar, i lidhur ngushtë me përgjegjësinë që ka çdo individ në forcimin e demokracisë. Ai nënvizoi se një demokraci funksionale kërkon angazhim të vazhdueshëm, dhe jo vetëm në ditën e votimit.

Ambasadori vuri theksin edhe te ruajtja e standardeve të larta në procesin zgjedhor, sidomos në një moment kyç për Shqipërinë, e cila ndodhet në një fazë të rëndësishme të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ai kujtoi se zgjedhjet e ndershme, transparente dhe gjithëpërfshirëse janë pjesë e përmbushjes së kritereve politike që kërkon BE-ja, dhe çdo devijim nga këto standarde mund të ndikojë negativisht në rrugën e integrimit.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që Ambasadori solli në vëmendje ishte roli i medias në raportimin e procesit zgjedhor. Ai kërkoi që media të jetë transparente dhe të ushtrojë një rol aktiv, jo pasiv, në pasqyrimin e programeve të partive politike, duke ndihmuar qytetarët të informohen dhe të marrin vendime të ndërgjegjshme.

Share This Article