Një aksident me vdekje është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Shkodër- Velipojë”.
Një këmbësor 76-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është përplasur nga një makinë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor. Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




