Greqi, flet vajza e shqiptarit që vrau 45-vjeçaren: Ai është babai im, por u bë vrasës

Jugulajm.net
4 Min Read

Dëshmi të reja të publikuara nga mediat greke hedhin dritë mbi orët dhe ditët para vrasjes së 45-vjeçares J.A. në Nea Smyrni, duke ngritur dyshime se ish-partneri i saj, 48-vjeçari shqiptar A.A., e kishte përgatitur krimin.

Sipas dëshmive të mbledhura nga autoritetet greke, marrëdhënia mes 45-vjeçares dhe 48-vjeçarit kishte përfunduar pasi gruaja mësoi se ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë 19-vjeçare. Pas ndarjes, sjellja e tij ndaj saj dyshohet se ishte përshkallëzuar, ndërsa ai e kishte ndjekur dhe kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme.

Pak ditë para ngjarjes, 48-vjeçari kishte tentuar të kontaktonte edhe me vëllain e viktimës. Sipas dëshmisë, ai i kishte kërkuar një takim për të diskutuar për marrëdhënien me motrën e tij dhe gjatë bisedës ishte shprehur se nuk donte konflikt, duke i thënë se mund të pinin një kafe.

Por veprimet e tij pak para vrasjes kanë ngritur dyshime se gjithçka mund të ketë qenë e menduar paraprakisht.

Një mik i 48-vjeçarit ka dëshmuar se para se të nisej drejt banesës së viktimës, ai kishte takuar vajzën e tij. Sipas dëshmisë, i kishte shprehur dashurinë, por i kishte thënë edhe se mund të mos e shihte më. Më pas, kur u kthye në banesë, zgjoi bashkëshorten dhe i la para, duke i kërkuar që të kujdesej për vajzën e tyre.

Pak kohë më vonë, ai shkoi në zonën ku banonte 45-vjeçarja dhe dyshohet se priti që ajo të dilte nga pallati.

Share This Article