37-vjeçari gjendet i pajetë në afërsi të bregut të detit, pranë trupit u gjet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të bregut të detit, nga punonjësit e Policisë Kufitare në Shëngjin.

Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare  kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.

Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det.

“Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të  portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e  pa jetë të një shtetasi,. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare  kanë konstatuar një  mjet lundrues tip Jet Ski. Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet  se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share This Article