Banoret e Piskoves dhe Frasherit ne Permet jane çuar ne proteste anti-qeveritare per mungesen e infrastruktures rrugore.
Aksi rrugor “Piskove-Frasher-Skrapar” eshte ne gjendje skandaloze.
Rruga eshte prioriteti kryesor i kesaj krahine per t’u zhvilluar.
Banoret e fshatrave te Frasherit jane te privuar nga mundësia e telefonise se levizshme, nuk kane qendra shendetesore, mjeke, mesues, kopshte fëmijësh, shkollë fillore etj.
Ne tubimin e sotem ka marre pjese dhe kandidati per deputet i PD-së, Bajram Hysa, ku ka thene se shtrimi i kesaj rruge do te sjelle zhvillim per bujtinat, restorantet etj.
Rruga prek fshatrat
Mucenj, Kreshove, Nejkollare, Raban, Pagri, Borockë, Alipostivan, Mokricë, Sevran e deri ne Skrapar.
Banoret ankohen se ne rruge mungon sinjalistika per identifikimin e fshatrave, gjë kjo që është fyese për të gjithë banorët e zonës.



